Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Aksident në tunelin e Elbasanit, 3 të plagosur

Lapsi.al 10 November 2017
Aksident në tunelin e Elbasanit, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ditën e sotme. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit Volksvagen dhe Ford.

Si pasojë janë plagosur 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

Njoftimi i policisë

Më datë 10.11.2017 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit shtetasi B.P., 57 vjeç banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip “VolksWagen” me targa TR 8025 R, është përplasur me mjetin “Ford” me targa AA863IV, drejtuar nga shtetasi F.Xh., 28 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I.B., 57 vjeç banues në Elbasan i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Ford”, drejtuesi i mjetit Volksëagen dhe pasagjeri, shtetasi G.H., 33 vjeç banues në Tiranë.

Të tre shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI