Flash

Gerhitja dhe shkaqet e saj

Lapsi.al 10 November 2017
Gerhitja dhe shkaqet e saj

Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues.Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.

Simptomat

Gërhitja shpesh shoqërohet më çrregullim të gjumit, i quajtur apnea obstruktive e gjumit. Jo të gjithë ata që gërhasin kanë këtë çrregullim, por, nëse gërhitja shoqërohet me një nga simptomat e mëposhtme, është e këshillueshme të vizitoheni nga një mjek për të shmangur përkeqësime të mëtejshme:

Zhurmë gjatë fjetjes

Gjendje të përgjumur gjatë ditës

Vështirësi në përqendrim

Dhimbje koke në mëngjes

Dhimbje të fytit

Gjumë jo të qetë

Gulçime ose marrje fryme gjatë natës

Tension i lartë i gjakut

Dhimbje të kraharorit gjatë natës

Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj

Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Paraqituni tek mjeku nëse keni një nga simptomat e lartpërmendura, pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.

Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.

Shkaqet

Shumë faktorë , si anatomia e gojës dhe sinuseve, konsumimi i alkoolit, alergjitë, gripi dhe pesha mund të shkaktojnë gërhitjen.

Kur ju zë gjumi dhe vazhdoni nga një gjumë i lehtë në gjumë të rëndë, muskuli në kulmin e gojës, gjuha dhe fyti relaksohen. Indet e fytit relaksohen mjaftueshëm sa mund të bllokojnë pjesërisht rrugët e frymëmarrjes dhe dridhen.

Sa më e ngushtë të jetë rruga e frymëmarrjes, aq me forcë bëhet frymënxjerrja. Kjo shkakton shtimin e vibrimit të indeve dhe atë gërhitjen e fuqishme, shkruan Shendeti.

 

Të këshilluara

Marka më"hot" e veshjeve (FOTO)

Marka më “HOT” në botë është pikërisht Balenciaga. Brandi i njohur ka kaluar në vendin e parë nga makina e kërkimit globale për modën “Lyst dhe Business of Fash...

17:10

Si mund të parandalohet kanceri i prostatës

Diferenca mes kapjes në kohë dhe kapjes me vonesë së kancerit të prostatës është ajo mes jetës dhe vdekjes. Nëse ky tumor zbulohet herët, 98% e pacientëve kanë ...

15:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI