Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Hahn nxjerr problem tjetër për Shqipërinë: Të zgjidhet problemi me azilkërkuesit!

Lapsi.al 10 November 2017
Hahn nxjerr problem tjetër për Shqipërinë: Të zgjidhet

I pyetur nga Deutche Welle për mundësinë e çeljes së negociatave për Shqipërinë vitin tjetër, komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn thotë se ende qëndron problemi me azilkërkuesit që dëmtojnë reputacionin e vendit.

“Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur” u shpreh Hahn.

Komisioneri nuk e përmendi këtë problem në konferencën e përbashkët me Edi Ramën. Çështja e azilkërkuesve, deklaroi Hahn në konferencën në kryeministri është drejt përmirësimit. Ajo ç’ka e pengon Shqipërinë sipas tij ishte mungesa e rezultateve konkrete nga procesi i Vetingut.

Të këshilluara

Rama e nxjerr bllof Bashën me fjalët e veta

Edi Rama e ka nxjerrë sot bllof Bashën me fjalët e veta. I nxitur nga opozitarizmi i paprinciptë dhe nga protagonizmi për të goditur gjithçka, shefi i opozitës ...

12:34

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI