Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Haradinaj Kryeministër, por Serbia nuk pranon të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar

Lapsi.al 10 November 2017
Haradinaj Kryeministër, por Serbia nuk pranon të heqë

Kosova akuzon Serbinë se po minon dialogun mes dy vendeve duke refuzuar të tërheqë urdhër-arrestin ndërkombëtar për kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Falë këtij urdhër-arresti, Haradinaj u arrestua në Janar të këtij viti në Francë, derisa u lirua nga gjykata, e cila refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Duke i cilësuar si të rreme provat që paraqesin serbët për urdhër-arrestin e Haradinajt, këshilltari i tij politik shprehet se këto veprime i takojnë kohës së Sllobodan Millosheviçit.

“Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviçin. Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje” - u shpreh sot Halil Matoshi, transmeton Klan Kosova.

Televizioni kosovar citon Reuters kur shprehet se: Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet.

Javën e ardhshme, kryeministri kosovar do të zhvillojë një vizitë në Bruksel. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI