Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama e nxjerr bllof Bashën me fjalët e veta

Lapsi.al 10 November 2017
Rama e nxjerr bllof Bashën me fjalët e veta

Edi Rama e ka nxjerrë sot bllof Bashën me fjalët e veta. I nxitur nga opozitarizmi i paprinciptë dhe nga protagonizmi për të goditur gjithçka, shefi i opozitës ka marrë në mbrojtje mediat nga sulmet që i ka bërë kohët e fundit kryeministri. Por me një difekt të vogël. Duke harruar se çkishte thënë vetë më parë. Dhe këtë nuk ka munguar t'ia kujtojë menjëherë Edi Rama. "LB ishe ti apo isha unë në Çadër, kur ulërije “të gjitha mediat janë të kapura nga droga përveç një kanali tv”, të cilin i’a rekomandoje publikut si burim të kulluar?! Unë kurrë s’e kam imagjinuar, jo më ta them një veshëgjatllëk të tillë. Eshtë thjesht shpifje! Prandaj kërkoju falje njëherë të gjitha mediave (përveç njërës.-thekson Rama duke kujtuar fjalët e Bashës se vetëm Ora Nevs e Ylli Ndroqit është një media emlirë) që i kriminalizove me baltën e Çadrës për muaj të tërë, ditë për ditë, pastaj fol sa të duash për rrezikun që u vjen nga fjalët e mia".

Dhe ky është problemi i opozitës në Shqipëri që thotë: "Dëgjoni ç'farë them unë, po mos mbani mend ç'kam bërë unë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI