Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

1.5 ton drogë, dalin detaje të tjera. Polici i arrestuar si transportues, ka qenë i dënuar në Itali për drogë

Lapsi.al 11 November 2017
1.5 ton drogë, dalin detaje të tjera. Polici i arrestuar si

Oficeri i policisë që u arrestua në Velipojë gjatë operacionit që zbuloi 1.5 ton drogë, sipas kreu të PD-së, Lulzim Basha ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.

E megjithatë, ai mbante detyrë në Kufirin e Tiranës, derisa u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vilun të Velipojës, bashkë me 4 persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Më poshtë denoncimi i plotë  Bashës.

“Rama-Tahiri-Xhafa e kanë mbushur policinë me trafikantë drogë.

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT”, - bën të ditur kryetari i Partisë Demokratike Lulaizm Basha, duke impblikur këtu, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kushërinjtë e tij trafikant droge, Habilajt, por edhe vëllain e ministrit aktual, Fatmir Xhafës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI