Flash

Bisedime të vështira në Kretë. Për çfarë do të bien dakord Bushati-Kotzias?

Lapsi.al 11 November 2017
Bisedime të vështira në Kretë. Për çfarë do

Prej dy ditësh kanë nisur në Kretë bisedimet Shqipëri-Greqi, në një përpjekje për të zgjidhur disa nga çështjet e hapura mes dy vendeve. Takimet po zhvillohen kokë më kokë mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, bashkë me stafet e ngushta që i shoqërojnë.

Nga të dhënat e pakta që janë bërë publike deri më tani, mësohet se bisedimet një ditë më parë zgjatën për plot 14 orë. Vijojnë gjatë ditës së sotme dhe është njoftuar se do të shtyhen edhe me një ditë tjetër, ndonëse nuk jepet arsyeja. Deri më tani burime të rezervuara thonë se është arritur një dakordësi për çështjen e vulave apostile, teksteve shkollore dhe njohjes së patentave shqiptare në shtetin fqinj.

Çështja më delikate mbetet padiskutim pakti detar, ligji i luftës dhe varrezat e ushtarëve grekë në jug të vendit, për të cilët Greqia pretendon se nuk është zbatuar marrëveshja e nënshkruar me qeverinë ‘Berisha’. Nuk dihet me saktësi nëse pjesë e bisedimeve do të jetë edhe çështja çame, ndonëse heqja e ligjit të luftës është një lehtësi e madhe për komunitetin çam, pasi përmes këtij ligji mbahen nën sekuestro konservative një pjesë e mirë e pronave të tyre.

Pala shqiptare është nisur në këto bisedime me një dokumentacion voluminoz nga arikivi i Ministrisë së Jashtme dhe Arkivi i Shtetit. Po në këtë mënyrë ka vepruar edhe pala greke. Nuk dihet se cilat do të jenë rezultatet konkrete të këtyre bisedimeve, të cilat shënojnë një moment të veçantë mes dy vendeve, po të kemi parasysh tonet e ashpra mes Athinës dhe Tiranës për çështjen e prishjeve të disa objekteve në Himarë. Në jo pak raste pala greke ka kërcënuar Shqipërinë se integrimi në BE nuk do të jetë i lehtë për të.

Pjesë e delegacionit shqiptar përveç ministrit Bushati është edhe Qirjako Qirko, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, zv. ministre e Jashtme, si dhe Glevin Dervishi dhe Edlira Prendi, këshilltarë të ministrit Bushati.

©LAPSI.al

bushati foto

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI