Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Qeveria përjashton nga taksat hotelet , FMN: Do krijojnë evazion

Lapsi.al 11 November 2017
Qeveria përjashton nga taksat hotelet , FMN: Do krijojnë evazion

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbrëmë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për turizmin, ku përcaktohen kriteret që hotelet me 4 dhe 5 yje të marrin statusin special.

Sipas projektligjit, lehtësitë fiskale i përfitojnë hotelet me 4 yje për vlerë investimi të paktën 8 milionë euro dhe për hotelet me 5 yjë të jetë të paktën 15 milionë euro.

Statusi special do të jepët nga Ministria e Ekonomisë, por kriteret e tjera, procedurat dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”, përcaktohen nga Këshilli I Ministrave, duke i lënë fuqi të madhe në dorë këtij të fundit.

Paketa fiskale ka përcaktuar më herët se hotelet me status special do të përjashtohen nga tatim fitimi për 10 vitet e para, ndërsa hotelet me 5 yje nuk do paguajnë as taksën e infrastrukturës.

FMN është shprehur kundër këtyre lehtësive pasi ka “Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën e ligjeve të taksave. Ne e shikojmë si veçanërisht problematik faktin që përjashtimet mund të përfshijnë shërbime të tjera përveç akomodimit të ofruar nga hotelet dhe barazinë e tyre (p.sh., “status special”) nuk rregullohen në mënyrë të qartë. Përjashtimet e propozuara mund të jenë shkak që të rriten më tej mundësitë për evazion fiscal”.

“Për ne, nuk është e qartë se si përfitimet nga taksat për hotelet do të kthehen në përfitime për Shqipërinë. Turizmi është një sektor me potencial domethënës të mëtejshëm, rritja e të cilit duket se aktualisht kufizohet nga problemet në infrastrukturë dhe dobësia në të drejtat e pronësisë. Nuk është e qartë se si përjashtimet nga taksat do të ndihmojnë për t’i lehtësuar këto kufizime”, ka deklaruar FMN./monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI