Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Reuters: Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit

Lapsi.al 11 November 2017
Reuters: Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë

Kosova ka akuzuar Serbinë për minimin e dialogut midis dy vendeve, duke refuzuar të tërheqë urdhërarrestin ndërkombëtar për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur në fillim të këtij viti, kur Haradinaj, i cili është bërë kryeministër në shtator, është arrestuar në Francë në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Ai është liruar pasi gjykata e Francës e ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviqin”, tha të premten Halil Matoshi, këshilltar politik i Haradinajt.

“Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje”, tha Matoshi.

Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet, raporton Reuters.

Haradinaj do të vizitojë javën e ardhshme Brukselin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI