Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Denoncimi/ Nga Porto palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës

Lapsi.al 12 November 2017
Denoncimi/ Nga Porto palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës

Sali Berisha publikoi një mesazh që pretendon se nga Porto Palermo vazhdon trafiku i drogës. Sipas denoncuesit, ish-krerë të Policisë së Himarës dhe Dhërmiut merren me organizimin e trafikut.

Qytetari dixhital himariot akuzon me emra krerët e trafikut.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

"Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës". Ky është denoncimi i radhës nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar sot mesazhin e një qytetari himariot që akuzon me emra, ish-krerë të Policisë së Himarës dhe Dhërmiut si organizatorë të trafikut.

"Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital", fton Berisha në vijim:

“Prsh Doktor. Jam nje qytetar nga bashkia e himares. Dua tju informoj me gjendjen e trafikimit te ashashit ne zonen e porto palermos. Sa her qe del gomonia e policis ne det dhe furgoni i policis ne qarkullim ndodh qe transportohrt hashash. Kete fenomen e kam par shum her. Mund tju them se organizatori i ketij trafiku esht ish komandanti i postes se himares. Viktori bashk me Sokolin ish shefi kufirit te dhermiut te cilet kan edhe disa polica te thjesht. Dua tju tem se sontem kryhet transport e pash me syt e mi. Ju lutem ne qofte se e publikoni kete mos me nxirni ne sken anonim ju lutem.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI