Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kultivonte kanabis në shtëpi, dënohet me burg i riu shqiptar në Angli

Lapsi.al 12 November 2017
Kultivonte kanabis në shtëpi, dënohet me burg i riu shqiptar

27-vjeçari Mariglen Alla u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në Angli nga gjykata e NeëCastle, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge.

Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabis sativa që në total kapnin vlerën 700 mijë paund. Alla u arrestua nga policia në shtator të këtij viti.

Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27-vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.

Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI