Flash

'Të bukurat signorina' të Ramës, dy zv.ministret për jetë nate në lokalet e Bllokut (FOTO)

Lapsi.al 12 November 2017
'Të bukurat signorina' të Ramës, dy zv.ministret

Duket se mbledhja e qeverisë në Dibër dhe takimet me qytetarët i kanë lodhur dy zv.ministret e reja të kabinetit 'Rama 2', prandaj mbrëmjen e së shtunës rezervuan në lokalet e Bllokut për jetë nate. Është fjala për Ornela Çuçin, zv.ministre e Mjedisit dhe Artemis Dralon, zv.ministre e Jashtme. Për të parën nuk dihet me siguri nëse ka qenë apo jo në Dibër me Ramën, por e dyta ishte pasi gjatë gjithë kohës postonte në Facebook foto nga Dibra. Por ka dhe diçka tjetër që i bashkon këto dy zv.ministre. Janë të dyja nga Gjirokastra dhe me siguri që njihen që prej kohës kur punonin në atë qytet. Ornela Çuçi te Prefektura Gjirokastër, ndërsa Artemis Dralo zysh e gjuhës angleze në universitet. Rama 'peshkoi' Çuçin fillimisht si këshilltare të tij pas mbrojtjes që ajo i bëri ligjit për importin e plehrave. Më pas e bëri zv.ministre të Mjedisit. Ndërsa Dralon e kishte kandidate për deputete në zonën e minoritetit në Dropull. E bëri zv.ministre thjesht për 'garniturë', për t'i treguar fqinjëve se në qeverinë time ka edhe njerëz nga minoriteti grek. Sidoqoftë, le të urojmë se mbrëmja e djeshme ka qenë vërtet e bukur për dy zv.ministret dhe e kanë shijuar jetën e natës në atë që konsiderohet si një prej lokaleve më të shtrenjta të ish-Bllokut.

Të këshilluara

Ndërron jetë këngëtari Chuck Mosley

Chuck Mosley, lideri i dikurshëm i grupit funk-metal, “Faith No More”, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Charles ...

11:06

Vedat Ademi baba për herë të dytë (Foto)

Këngëtari i cili prej kohësh jeton dhe punon në SHBA, Vedat Ademi është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë bashkëshortja e tij Dorela,  përme...

14:52

Tashmë dhe kitara e Bob Dylan në shitje (Foto)

Shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” pritet të nxjerrë në shitje kitarën historike të Bob Dylan, të cilën e ka përdorur në vitet ’60-’70, për një vlerë prej ...

12:08

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI