Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kukës, ndërron jetë në spital e plagosura 29-vjeçare

Lapsi.al 13 November 2017
Kukës, ndërron jetë në spital e plagosura 29-vjeçare

Në aksidentin rrugor në dalje të tunelit të Kalimashit  ku një makinë tip "Voslwagen" ka dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur  dy persona.

Drejtuesja e mjetit nga Mirdita nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra dhe për pasojë  ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit. E reja nga Mirdita, Stela Gjoka ishte në makinë me një tjetër person, i cili mori plagë më të lehta nga përplasje e makinës.  Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte në kohë, e reja nga Mirdita  ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë prezenca e shtuar e lagështirës në rrugë, pasi reshjet e shiut kanë qënë prezente gjatë ditës në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Ngjarja e ndodhi ditën e djeshme në tunelin e Kalimashit, ndërsa i plagosur ka mbetur nje shtetas kosovar që po udhëtonte në makinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI