Flash

Fakt jo tepsi, shihni si gënjen Rama për taksat e rritura (Tabelat)

Lapsi.al 13 November 2017
Fakt jo tepsi, shihni si gënjen Rama për taksat e rritura (Tabelat)

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama e tregoi edhe njëherë revanshin e tij kundër medias, si dhe vazhdoi të gënjte për çështjen e taksave. Në mënyrë cinike duke na uruar ‘natën e mirë’, ai paraqiti një tabelë ku shkruante se ‘Tatim-fitimi për biznesin me xhiro 5-8 milionë lekë ishte 10% në vitin 2013, ndërsa sot është 5%’. Kazani, që nënkupton mediat, sipas tij gënjen kur thonë se taksat janë rritur.

Lapsi.al u interesua të vërtetojë ato që thotë Rama, për të kuptuar se kush janë faktet dhe çfarë thotë tepsia e pushtetit të Kryeministrit.

Tepsia thotë që taksat nuk janë rritur, por fakti është ‘Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimin e të gjitha banesave, jo thjesht është rritur nga 4%-8%, por edhe çmimi i referencës për pagesën e kësaj takse është shumëfishuar. Nëse më përpara p.sh. një qytetar në Tiranë paguante 1,555 lek/m2 (4% x 38,881 lekë) për shtëpinë, pas Rilindjes paguan 7,130 lek/m2 (8% x 89,125 lekë) Pra, 450% rritje'

Kështu që kontrolloni më parë pastaj besoni. Pyesni komshiun tuaj që ka ndërtuar shtëpi me leje gjatë kohës së Rilindjes se sa e ka paguar taksën. Imagjonini pastaj për biznesni. Më poshtë tabela që sjell Lapsi.al dhe tabela përmes së cilës Rama gënjën.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Prapaskena/ Visho Ajazi kishte pakt me Ramën

Kur shefi i shërbimit inteligjent Visho Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen gjithkush hodhi hipoteza të panumërta. Disa thanës e Rama po e kërcënonte pas dalj...

18:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI