Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Në Shqipëri të vrasin se flet greqisht” shpikja për të fituar azil në SHBA

Lapsi.al 13 November 2017
“Në Shqipëri të vrasin se flet greqisht” shpikja

Një grua nga Shqipëria pritet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka jetuar prej vitit 2002. Mediat amerikane shkruajnë se Denada Rondos është e martuar me Viron Rondos, një minoritar grek, i lindur në Shqipëri. Për të përfituar azil në Shtetet e Bashkuara, çifti ka thënë në mediat e huaja se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht. Qartësisht deklarata të tilla bëhen për të bindur autoritetet amerikane që t’i japin azil gruas dhe tre fëmijëve, por rasti është pasqyruar në të gjitha mediat amerikane.

32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të. Përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.

Tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri, ku sigurisht që nuk janë të rrezikuar nga askush.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI