Flash

Plas sherri në Kuvend/ Braçe: Xhaketa ime kushton 100 mijë lekë, ju tregoj dhe kanatieren (video)

Lapsi.al 13 November 2017
Plas sherri në Kuvend/ Braçe: Xhaketa ime kushton 100 mijë

Deputetët e opozitës kanë braktisur debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Përplasja mes tyre ndodhi gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur deputeti Shehaj replikoi me Braçen duke i thënë se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij. Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se xhaketën e ka qepur një sitilist shqiptar dhe se ajo nuk kushtonte më shumë se 100 mijë lekë. Madje deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t'i tregonte edhe kanatieren.

Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër. Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpërthente duke i kërkuar Braçes ta tërhiqte mbrapsht atë cilësim, gjë që nuk ndodhi dhe bëri që deputetët e opozitë të largohen në shenjë proteste.

Më poshtë video e përplasjes Shehaj- Braçe në komisionin e Ekonomisë:

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI