Flash

Rama kërkon të frenojë ikjen e mjekëve jashtë vendit, shkon në 2.5 milionë lekë rroga mujore për ata që shkojnë rrethe

Lapsi.al 13 November 2017
Rama kërkon të frenojë ikjen e mjekëve jashtë vendit,

Një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të ofrojë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tij në Shqipëri, do të marrë në fund të muajit 200 deri në 250 mijë lekë në muaj në varësi të specialitetit.

Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka rritur bonusin e mjekut për ta përafruar pagesën e tij mujore me atë të një mjeku të një tjetër vendi në BE.

“Ne kemi ndërmarrë iniciativën për rritjen e masës së bonusit që do të përfitojnë ata mjekë që do të pranojnë për të shkuar në ato zona ku ka nevojë për specialitete të caktuara. Nga 1 milionë që do të rritet nga 2 deri në 2.5 milionë nga koeficienti i specialitetit”, shprehet ministrja.

Ikja e mjekëve drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermani, si dhe ndërprerja e specializimeve 4 vjet më parë ka krijuar mungesa në sistemin shëndetësor, sidomos në spitale rajonale në zona të largëta ku mungojnë kardiologë, kirurgë, obstetër gjinekologë e të tjerë. Përveç kësaj, nxitjeje financiare, për një vit pritet të dalin dhe specializantet e parë.

Të këshilluara

Vdes në QSUT i dënuari për vrasje

Një i dënuar për vrasje, ka ndërruar jetë ditën djeshme në spital. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në reaminacionon e QSUT-së, ku 74-vjeçari me inicial...

19:28

Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Fatos Lubonja u shpreh se heshtja e Saimir Tahirit pas ngjarjes në Elbasan, ku një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në makinë, ka p...

18:07

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI