Flash

Vdes në QSUT babai që vrau vajzën dhe e varrosi në oborr

Lapsi.al 13 November 2017
Vdes në QSUT babai që vrau vajzën dhe e varrosi në oborr

Ditën e hënë ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT-së i burgosuri 74-vjeçar Brahim Facaj. Ai vuante dënimin për vrasje. Në vitin 2006 emri i tij tronditi opinionin publik pasi u zbulua se së bashku me të shoqen, Nurijen, kishin vrarë vajzën e tyre në vitin 1996, dhe e kishin varrosur në oborrin e shtëpisë. Gjykata e Shkodrës e shpalli fajtor çiftin nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër për veprën penale , “vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “fshehje të krimit”.

Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata vendosi 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njerka e viktimës vendosi 15 vjet burgim. Autori tha se e vrau vajzën 19 vjeçare për çështje nderi. Sipas tij ajo ishte larguar nga shtëpia kohë më parë dhe ishte kthyer më pas me një fëmijë me vete. Ai tha se nuk e duronte dot turpin në fshat. Pas ekzekutimit të vajzës, ai bashkë me të shoqen bënë denoncim duke e konsideruar 19-vjeçaren të zhdukur.

Të këshilluara

Vdes në QSUT i dënuari për vrasje

Një i dënuar për vrasje, ka ndërruar jetë ditën djeshme në spital. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në reaminacionon e QSUT-së, ku 74-vjeçari me inicial...

19:28

Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Fatos Lubonja u shpreh se heshtja e Saimir Tahirit pas ngjarjes në Elbasan, ku një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në makinë, ka p...

18:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI