Flash

Konferenca me bankat/ Kryeministri Rama 'plotëson' dëshirën e Ismail Qemalit

Lapsi.al 14 November 2017
Konferenca me bankat/ Kryeministri Rama 'plotëson'

Në konferencën me bankat për rritjen ekonomike në Shqipëri, përpos ironinë dhe kritikat për kompanitë private, si dhe ironitë ndaj keut të opozitës Basha, kryeministri Edi Rama ka kërkuar bashkëpunimin maksimal nga bankat duke folur me superlativa për to.

Rama zgjodhi ta mbyllë fjalën e tij duke kujtuar themeluesin e shtetit shqiptar. Ai tha se objektivi i tij për një sistem të pavarur bankar në shërbim të ekonomisë së vendit është realizuar. Kryeministri duke përdorur një shprehje të Ismail Qemali tha se është realizuar një dëshirë e atit të shtetit shqiptar.

“Po e mbyll me një shprehje të Ismail Qemali që i shkon shumë jo vetëm konferencës por edhe sistemit që kemi sot. Një dëshirë e realizuar e atit të shtetit shqiptar. ‘Një sistem i pavarur bankar në shërbim të ekonomisë së vendit do të ishte pavarësia e dytë e Shqipërisë’. Është një objektiv i realizuar. Kemi një Bankë të Shqipërisë që mbetet model rrezatues për çdo institucion të pavarur në letër dhe që kërkon të jetë i pavarur në realitet. Lum si ju që keni bankat e Shqipërisë!”, - tha kryeministri.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI