Flash

Persona të panjohur kërcënojnë rojen në pronën e Fad Mitrit te Gjiri i Lalzit

Lapsi.al 14 November 2017
Persona të panjohur kërcënojnë rojen në pronën e

Prona e biznesmenit libanez Fad Mitri në Gjirin e Lalzit po tentohet të grabitet apo të përvetësohet. Burime të Lapsi.al thonë se një grup personash të paidentifikuar ende janë futur në pronën e tij dhe kanë kërcënuar rojen private.

Ngjarja nuk është bërë publike ende nga policia. Fad Mitiri ishte duke ndërtuar një resort turistik në Gjirin e Lalzit, por ai u dhunua nga persona të ponjuhur dhe pas kësaj ngjarje u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Pamjet e largimit të tij me barrelë nga Rinasi ishin mesazhi më i keq për çdo investitor të huaj që kërkon të bëjë biznes në vendin tonë.

Dyshimet janë se pas saj fshihet mafia e tokave në bregdet, që donte t’i merrte tokën investitorit libanez.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI