Flash

Projekt buxheti të merret nga FBI/ Rama i përgjigjet me ironi Bashës: Tani bankat janë në duart e krimit

Lapsi.al 14 November 2017
Projekt buxheti të merret nga FBI/ Rama i përgjigjet me ironi

Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri” u është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për projektbuxhetin 2018.  Në linjën e ironisë, kreu i qeverisë theksoi se deklaratat e Bashës janë për të qeshur dhe për të qarë bashkë. Mes të tjerash ai shtoi se të gjithë të pranishmit, duke marrë shkas nga deklaratat e opozitës, janë në duart e krimit.

“Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kishte thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI-DEA si një projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar, programi ynë është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin. Ndaj dua tu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist”, - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI