Flash

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për grupin e gjobëvënësve në Shkodër

Lapsi.al 14 November 2017
Prokuroria e Krimeve të  Rënda mbyll hetimet për grupin e

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për grupin e gjobënësve të tregtareve në Shkodër. Nën akuzë janë vënë 7 të pandehur, të cilët akuzohen se u vendosnin tregtarëve gjoba nga 1000 deri ne 3000 lekë për t’i ruajtur dyqanet në tregun e Shkodrës. Mes të arrestuarve është edhe Muhamet Lici, i konsideruar si kreu i grupit. Ndërkohë për dy të dyshuar u pushua akuza.

Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua më 4 mars të këtij viti ku përfunduan në pranga Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren. Shkatërrimi i grupit erdhi pas 6 muajsh hetime.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI