Flash

Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos të LSI: I paaftë fizikisht e mendërisht

Lapsi.al 14 November 2017
Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos të LSI: I paaftë

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e Piro Xhixhos si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ne vendimin qe mban firmën e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që parashikon se lirimi nga detyra i anëtarit të AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, e ka mbushur moshën për të dalë në pension, por ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyrë eksplicite që një nga rastet e lirimit/shkarkimit të anëtarëve te AKEP-it ështe edhe mbushja e moshës se daljes në pension.

Ndaj, në vendim keshilli i ministrave thotë: vlerësojmë se arritja e moshës se pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike e mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi.

Të këshilluara

Vdes në QSUT i dënuari për vrasje

Një i dënuar për vrasje, ka ndërruar jetë ditën djeshme në spital. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në reaminacionon e QSUT-së, ku 74-vjeçari me inicial...

19:28

Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Fatos Lubonja u shpreh se heshtja e Saimir Tahirit pas ngjarjes në Elbasan, ku një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në makinë, ka p...

18:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI