Flash

Rama flet për herë të parë për Tahirin, Sotën dhe 863 mijë eurot

Lapsi.al 14 November 2017
Rama flet për herë të parë për Tahirin, Sotën dhe

Pasi e shpëtoi nga burgu, Edi Rama nuk i ka folur më Saimir Tahirit. Në Studion e Hapur me Eni Vasilin, kryeministri pranoi se që pas arrestimit të Orest Sotës, ai nuk ka folur më me ish-ministrin (dikur besnik të tij) dhe me këtë rast iu shmang shpjegimit për 863 mijë euro që u gjetën bashkë me patentat e ish ministrit në një makinë.

Kur u pyet se pse patentat e Tahirit u gjetën në një makinë me 863 mijë euro, kryeministri u shpreh: “Unë mund të kem 100 ide, por nuk e kam kurajën të them kjo është kështu e ashtu, siç e marrin shumë kolegë tuaj që thonë këto lekët janë prova, i ka marrë këtu ia dha atij atje kjo është histori kazani. Por kjo është histori gjykimi që duhet ta shkruajnë dy palë, prokuroria nga një anë dhe Saimir Tahiri me avokatët nga ana tjetër dhe gjykata do thotë kush është më i besueshëm” - u shpreh Rama.

“Unë do të duartrokas i pari vendimin e drejtësisë”, - u shpreh Rama duke shtuar: “Çdokush që kalon moshën e parashikuar nga ligji është përgjegjës për veprimet e veta. Çfarë përgjegjësie mund të mbajë një prind shumë i mirë, se fëmija bën një krim”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI