Flash

Shiten në ankand me një vlerë prej 20.000 mijë paund dokumentat e divorcit të Elvis Presley

Lapsi.al 14 November 2017
Shiten në ankand me një vlerë prej 20.000 mijë paund

Ylli i muzikës dhe roleve të paharrueshme kinematografike, Elvis Presley, përveç këngëve e kërcimit të veçantë, mbahet mend edhe për lidhjen e tij të dashurisë me Prishilën, bashkëshorten e tij, me të cilën u njohën në Gjermani kur ajo ishte ende një e mitur. Çifti e kurorëzoi dashurinë në martesë sapo Prishila arriti moshën e pjekurisë në vitin 1967, në një ceremoni luksoze në Las Vegas, ashtu si gjithçka tjetër që shoqëronte jetësën e këngëtarit dhe miqve të tij të ngushtë. Me gjithë dashurinë, largësia prej njëri-tjetrit dhe udhëtimet e shpeshta të Elvisit e çuan martesën në divorc. Ata u divorcuan në vitin 1972, dhe sollën në jetë një vajzë: Lisa-Marie. Figura e Presley-t si artist është adhuruar edhe nga breza të rinj pas vdekjes së tij, të cilët e kanë njohur përmes muzikës e filmave. Dokumentat e divorcit të Prishilës dhe Elvisit kanë dalë në një ankand në Angli dhe janë shitur për vlerën 20.000 paundë! Ai i la ish-bashkëshortes 100,000$, motorrin Harley-Davidson dhe makinat Mercedez Benz e Cadillac. Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge, u shpreh se këto 12 letra përbëjnë një pjesëz të rëndësishme e të rrallë të një historie biznesi, të cilat mbajnë firmat e Elvisit dhe Prishilës. Presley ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, në gusht të vitit 1977, nga një atak në zemër, si pasojë e abuzimit me drogën.

Të këshilluara

Mr.Bean, baba në moshën 62 vjeç

Rowan Atkinson, aktori i njohur i “Mr. Bean-it”po pret të bëhet baba për herë të tretë në moshën 62-vjeçare.Komediani i njohur është prej kohësh në lidhje me pa...

15:17

Rita Ora, album të ri për ish të dashurit

Rita Ora, në albumin e radhës i cili nuk do të vonojë, do t`iu flasë të gjithë ish te dashurve të saj.Rita gjatë karrierës ka takuar emrat si Rob Kardashian...

10:17

Arilena tërhiqet nga festivali i RTSH-së

Që në momentet e para kur u bë publike se këngëtarja Arilena Ara do të merrte pjesë në Festivalin e RTSH-së, menjëherë nëpër median rozë u paramendua se ajo mun...

20:37

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI