Flash

VIDEO/ Rama zbythet para medias italiane, gëlltit atë që pështyu dy ditë më parë

Lapsi.al 14 November 2017
VIDEO/ Rama zbythet para medias italiane, gëlltit atë që

“Një reportazh i ndyrë nga “kazanë” italianë i realizuar me pamje të vjetra...” Ishte ky komenti i kryeministrit Edi Rama pas reportazhit të programit “Le Iene” në Italia Uno kushtuar fëmijëve që punojnë në stoqet e kromit në Bulqizë për të nxjerrë disa qindarka.

Por nuk vonoi përgjigjja e gazetares italiane Alice Martinelli e cila nxori blof kreun e qeverisë shqiptare. Në një video-mesazh ajo tha se ka prova se ishte në Tiranë dhe në Bulqizë nga data 13 deri në 16 tetor dhe këtë e vërteton përmes faturave të hotelit ku ka qëndruar dhe përmes fotove në telefon. (Videon e gazetares e shihni KËTU)

I vënë përballë reagimit të gazetares që kishte realizuar reportazhin kryeministri shqiptar “ndërron pllakë”. Në emision “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, i pyetur për këtë çështje, Rama tha se nuk e kishte parë vetë emisionin, por kështu ia kishin treguar dhe për deklaratat e bëra kërkoi falje.

“E vërteta është kjo. Unë e mora si informacion. Çfarë kam thënë është se rastet e këtyre fëmijëve janë sporadike. Mora shumë feedback nga komentues në Facebook dhe mu kujtua historia e një rasti tjetër. I një reportazhi që paguanin njerëz për të qëlluar me armë për të treguar një realitet tjetër. Pa e parë reportazhin fola me paragjykim dhe kam bërë gabim pa dashje. Është një gabim dhe e pranoj që kam gabuar. Ndërkohë që ju nuk pranoni gabime. U nisa nga e shkuara dhe reportazhe të ndyra bëhen për shqiptarët” – tha Rama në studion e Eni Vasilit.

“Le Iene” kanë paralajmëruar një reportazh të dytë për Shqipërinë, por për këtë herë më pikante për qeverinë dhe që lidhet me kanabisin. Ndoshta kjo e ka detyruar kreun e mazhorancës të bëjë një hap prapa duke “gëlltitur atë që kishte pështyrë” më parë për mediat italiane. Sa u takon medieve shqiptare ato vazhdojnë të mbeten “kazani” i përhershëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Prapaskena/ Visho Ajazi kishte pakt me Ramën

Kur shefi i shërbimit inteligjent Visho Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen gjithkush hodhi hipoteza të panumërta. Disa thanës e Rama po e kërcënonte pas dalj...

18:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI