Flash

Ambasadorja gjermane shkon në Kukës: Mos shpresoni kot për azil, realizohuni në Shqipëri

Lapsi.al 15 November 2017
Ambasadorja gjermane shkon në Kukës: Mos shpresoni kot për azil,

Ambasadorja e Gjermanisë Suzanne Schultz ishte sot në Kukës si një prej qarqeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE për të përcjellë mesazhin se emigrimi nuk është zgjidhja e problemeve. Ajo mori pjesë në ceremoninëe inagurimit të qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut teksa u shpreh:

"Gjermania e konsideron të rëndësishme mbështetjen për qeverinë shqiptare që tu mundësojë qytetarëve të saj kushte të mira jetese dhe perspektivë. ndaj ne kemi zgjedhur si moto ‘Realizohu në Shqipëri’. Në e dime se për grupet vulnerabël kjo është e vështirë. Dhe rruga jashtë vendit duket sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri, duke i rifutur në rrethin vicioz të varfërisë e stigmatizmimit. Ndaj kjo qendër duhet të jete shembull për të shmangur këto rrethana të padëshirueshme", u shpreh diplomatja gjermane.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI