Flash

Atentat me armë të riut shqiptar në Itali nga persona të pa identifikuar

Lapsi.al 15 November 2017
Atentat me armë të riut shqiptar në Itali nga persona të pa

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë nga një distancë e afërt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Toirano. “La Stampa” shkruan se shqiptari i plagosur është 22 vjeç me iniciale S.R nga Durrësi. Ai u qëllua me pushkë nga persona të paidentifikuar. I plagosur, ai mundi të hyjë në një dyqan të cigareve elektronike dhe kërkoi ndihmë nga shitësi, i cili njoftoi policinë.

“Ndjeva një goditje të fortë në këmbë nga prapa”, - u tha 22-vjeçari shqiptar autoriteteve italiane. Fatmirësisht ai nuk është në rrezik për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar e arrestuar autorët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI