Flash

Deklarata e fortë e deputetit të LSI: Prokurorin e Matit desh e vranë për kanabisin

Lapsi.al 15 November 2017
Deklarata e fortë e deputetit të LSI: Prokurorin e Matit desh e

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në “Ora News” ka folur në lidhje me situatën politike dhe kanabizimin e vendit.

Deputeti i LSI-së në debat me deputetin e Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Prokurorin e Matit për pak e kanë vrarë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.

Më tej Spahiu tha se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Edi Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së tha se kjo nuk është e vërtetë, por Spahiu vazhdoi duke përmendur edhe emrat e disa fshatrave ku sipas tij u shtua kultivimi i kanabisit.

"Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja." - tha Spahiu.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI