Flash

Kryeministri Rama tregon se cilët janë figurat që vlerëson më shumë tek PD

Lapsi.al 15 November 2017
Kryeministri Rama tregon se cilët janë figurat që vlerëson

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” se cilët janë 3 politikanë të Partisë Demokratike që ai vlerëson më shumë.

Ai si fillim përmendi Alfred Sarreqin, ministri i parë i jashtëm i qeverisë demokratike, pastaj vazhdoi me ish-ministrin Ridvan Bode, të cilin e quajti si një njeri me laps që bëri diferencën në kabinetin Berisha. Ndërsa të fundit përmendi Jozefina Topallin, për të cilën tha se është njeeri konsekuent deri në fund.

“Aty ka pasur dhe ka njerëz me vlerë, problemi është që vlerat mund të shfaqen kur krijohen kushtet. Edhe Luli e bëri këtë kur i doli kushti. Alfred Sarreqi, ministri i parë i jashtëm i qeverisë demokratike, njeri i kulturuar e dinjitoz. Një tjetër që më dukej si i vetmi që përdorte lapsin ishte Ridvan Bode,pavarësisht të gjithave ishte një person që bënte diferencën. Po të mos ishte ai, Berisha do vazhdonte të ndërtonte piramida. Të tretin do thoja Jozefina Topalli, për një fakt që meriton respekt, një njeri konsekuent deri në fund edhe në gabimin e vet,” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI