Flash

Maqedoni, bariu nga Peshkopia gjendet i vdekur brenda një furgoni

Lapsi.al 15 November 2017
Maqedoni, bariu nga Peshkopia gjendet i vdekur brenda një furgoni

Një shqiptar me origjinë nga Peshkopia është gjetur i pajetë brenda në një furgon në strugë të Maqedonisë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqedoni. Një shtetas me origjinë nga Peshkopia është gjetur i vdekur brenda një furgoni. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Strugës.

Mediaq maqedonase raportojnë se shqiptari me iniciale F.Sh 39 vjeç është gjetur i vdekur brenda furgonit që e përdorte si strehë në fshatin Livadhi, pasi ai punonte si bari delesh.

Policia ka gjetur brenda furgonit një një pajisje me gaz, i cili është përdorur për t'u ngrohur. Dyshohet se vdekja e shqiptarit ka ardhur si pasojë e helmimit me monoksid karboni.

Pas procedurave, trupi do të dorëzohet te familjarët e tij në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI