Flash

Rama 'mburret' me raportin e BE-së për Shqipërinë: Reformat s'janë shëtitje, por udhëtim i gjatë

Lapsi.al 15 November 2017
Rama 'mburret' me raportin e BE-së për Shqipërinë:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e Stabilizim Asocimit për Shqipërinë, i cili thotë se vendi ynë ka pasur rritje ekonomike, por theksi sidoqoftë vihej tek lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Sipas Ramës sot Shqipëria është në drejtimin e duhur.

"Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira. Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të mëdha ta bësh. Por sot, kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë. Kënaqësi të ndaj me ju këndvështrimin e Bashkimit Europian mbi aktualitetin e përpjekjes sonë', thotë Rama.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI