Flash

Rrëfimi i gruas shtatzënë: Mbledh krom çdo ditë që të siguroj bukën për vete dhe fëmijën

Lapsi.al 15 November 2017
Rrëfimi i gruas shtatzënë: Mbledh krom çdo ditë

Një grua 8-muajshe shtatzënë, e detyruar nga kushtet ekonomike, çdo ditë mbledh krom, të cilin më pas e transporton me kova. Ajo është e detyruar t’a bëjë çdo ditë këtë punë, pavarësisht se është shtatzënë, edhe pse fitimi është thuajse minimal.

28-vjeçarja Erjona Balla thotë se duhet të punojë për të siguruar ushqimin për veten dhe djalin e saj, 3-vjeçar.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, dhe e vetmja mundësi për të jetuar, është që të mbledhë krom dhe ta shesë atë.

“Prej 4 muajsh e gjysmë unë dal këtu, që të mbledh kromin. Është e vetmja mundësi për të jetuar, dhe për të siguruar të ardhura për vete dhe djalin e vogël. Burri im ndodhet në burg. Dhe unë jetoj vetëm me një ndihmë të vogël ekonomike. Ajo nuk më mjafton për të paguar detyrimet e ujit dhe energjisë. Duhet të ndihmoj edhe bashkëshortin që ndodhet në burg. Madje atë as nuk e kanë mjekuar aty. Edhe pse ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Unë edhe pse jam shtatzënë detyrohem të mbledh kromin, dhe pastaj ngre kovat e rënda. Mbaj edhe djalin me vete, s’kam ku ta lë”, - rrëfen gruaja shtatzënë për emisionin “Njerëz në Fokus”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI