Flash

S'ka më 'bravo çuna', Xhafaj i përgëzon ndryshe aksionet e policisë

Lapsi.al 15 November 2017
S'ka më 'bravo çuna', Xhafaj i përgëzon

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur misionin e arrestimit të disa personave si pjesë të strukturave kriminale në Fier. Duke përdorur Twitterin, rrjetin nga ai komunikon me publikun, Xhafaj përgëzon policinë për këtë urim, por natyrisht jo me fjalët 'bravo cuna', të cilat i kemi dëgjuar shpesh nga paraardhësi i tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

"Në Fier u realizua goditja e parë e Forca E Ligjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre", shkruan Xhafaj

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI