Flash

Të gënjyer nga Edi Rama/ Banorët e Zharrëzës dalin sërish në protestë

Lapsi.al 15 November 2017
Të gënjyer nga Edi Rama/ Banorët e Zharrëzës dalin

Banorët e Zharrëzës ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për shtëpitë e shkatërruara. Të gënjyer nga qeveria, një grup prej tyre kanë dalë në protestë sot për paratë e premtuara. Shumë prej banorëve të fshatit Zharrëz vazhdojnë të jetojnë në godinat e dëmtuara nga tronditjet, ndërsa burokracitë kanë bllokuar procesin e dëmshpërblimeve. Qeveria urdhëroi Bankers Petroleum më 20 dhjetor 2016 që të ndërpriste injektimin e ujit teknologjik në puset e lokalizuara rreth fshatit Zharrëz.

Në shkurt 2017, banorët e Zharrëzës zhvilluan një grevë urie dhe marshuan 126 kilometra nga Fieri në Tiranë, duke kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë e tyre të rrënuara. Qeveria Rama premtoi dëmshpërblimin dhe zhvendosjen e banorëve, por asgjë nuk ka ndodhur.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI