Flash

Vrasja e Cukut, autori tërhiqet nga dëshmia

Lapsi.al 15 November 2017
Vrasja e Cukut, autori tërhiqet nga dëshmia

Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 – vjeçari, me anë të avokatit të tij ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të mërkurë një kërkesë ku kërkon lirimin nga qelia.

Shallari sqaron në kërkesë se dëshminë e dhënë përprara grupit hetimor, ku ai pranoi autorësinë e ngjarjes, e kishte sajuar për shkak të presionit dhe frikës.

Në dëshminë fillestare pas arrestimit, 19 – vjeçari u kishte treguar oficerëve se kishte qenë ai që vrau oficerin e policisë dhe se për të kryer krimin ishte paguar 18 mijë euro nga porositësi.

Por pavarësisht kësaj dëshmie, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda besojnë se autor i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari.

Për grupin hetimor ka prova shkencore të cilat faktojnë se ai është autor.

Në afërsi të vendin të ngjarjes janë gjetur prova, të cilat janë krahasur me ADN -në e 19 – vjeçarit nga Kuçova dhe përputhen plotësisht.

Gjurmë të gishtave të Shallarit u gjetën në disa rroba, të cilat ai i hodhi disa metra larg vendit të krimit. Këto gjurmë u krahasuan me disa nga gjurmët e gishtave të Shallarit, të lëna në Zvicër, ku ai ka qenë i arrestuar për trafik droge.

Gjithashtu, janë gjetur edhe armët, të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Artan Cukut. /klan

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI