Flash

Athinë, shqiptari gjendet i djegur brenda në makinë

Lapsi.al 16 November 2017
Athinë, shqiptari gjendet i djegur brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, ku një person është djegur i gjallë brenda makinës. Policia greke thotë se viktima është një shqiptar 50-vjeçar, megjithëse kufoma është djegur tërësisht dhe nuk mund të përcaktohej nëse është grua apo burrë.

Hetuesit grekë thonë se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht një shqiptari 50-vjeçar që mendohet të jetë viktima, ndërsa identitetin e tij nuk e kanë bërë me dije. Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale, dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje u përballën me një pamje të tmerrshme. Makina tip Citroen ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit.

Hetimet paraprake kanë treguar se zjarri nisi nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta. Kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia, që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të verifikuar plotësisht identitetin. Nga ana tjetër, Policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat. /tvklan.al

Të këshilluara

Durrës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Nga këqyrja paraprake e ...

16:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI