Flash

Baba Taku konfirmon braktisjen e Ilir Metës: LSI drejt një rruge pa krye!

Lapsi.al 16 November 2017
Baba Taku konfirmon braktisjen e Ilir Metës: LSI drejt një rruge pa

Që pas kalimit të LSI-së në opozitë, Spartak Braho u shkëput nga LSI dhe tani është këshiltar i Edi Ramës në kryeministri. Në një intervistë për Dita, Braho konfirmon ndarjen me Ilir Metën dhe LSI-në, që sipas tij ka hyrë në një rrugë pa krye pas Partisë Demokratike.

“Tani ndarja ndermjet PS-se dhe LSI-se eshte e madhe, me gjasa perfundimtare, sa kohe qe secila pale ecen ne krah te kundert. Koha padyshim do te jete gjykatesi me i mire. Koha do te me gjykoje edhe mua nese bera mire qe pranova ftesen per te qene efektivisht pjese e strukturave politike te PS-se. Raportet e mija politike me LSI-ne tashme kane perfunduar. Pa keqardhje. Nuk mund ta shoqeroja ate ne rrugetimin e partise se Lulit e Saliut ne rrugen pa krye ku kane hyre” – thotë ai.

I pyetur gjatë intervistës në Dita për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes:

”Çanta” e zeze qe ende kujtohet, ka patur simboliken ne kontekstin nje ngjarje te caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”. Ne ate proces hetimor e gjyqesor u luftua me filmime dhe antifilmime, me pergjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime.

U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmene me historira, karaktere nga me mostruozet. I angazhuar per te ndihmuar ne sqarimin e situates ne nje emision Opinion une isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizen e nevojshme sqaruese te futura ne nje çante dore.

E thashë edhe me siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje. Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat” shprehet Brahoi.

Të këshilluara

Vrasja e Cukut, autori tërhiqet nga dëshmia

Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 – vjeçari...

23:51

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI