Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

I çensuruan këngën për në festival,Kastro Zizo i kthehet jurisë

Lapsi.al 16 November 2017
I çensuruan këngën për në festival,Kastro Zizo i

Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me anë të një statusi censurën që i ishte bërë këngëtarit Kastro Zizo në festivalin e fundvitit në RTSH.I ftuar në radio energy këngëtari akuzoi fortë anëtarët e jurisë të cilët merren me përzgjedhjen e këngëve si  Luan Zhegu, Markelian Kapedani, Edmod Rrapo, dhe Sokol Marsi ku sipas tij duhet të kishin dalë tashmë në pension. Kastro u shpreh i revoltuar edhe për faktin që kjo po përdorej politikisht, ku hodhi poshtë zërat se ai vetë i kishte dërguar mesazhin Sali Berishës.I pyetur nëse arsyeja e mospranimit të këngës së tij në Festivalin e RTSH-ës ishte frika se mos Kastro dilte fitues, ai tha se nuk mendonte se do të ishte fitues. Por, sipas tij arsyeja e vërtetë është censura që politika po përpiqet të vendosë mbi median.Kastro tregoi se kompozimin e këngës se ka bërë Diana Ziu dhe tekstin e ka shkruar vajza e saj, psikologia Denada Toçe. Kënga i dedikohet të gjithë atyre që po largohen pa shpresë nga vendi për një jetë më të mirë.

Të këshilluara

Reperi i famshëm, i dashuri i Bebe Rexhës?

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare. Ajo ndiqet me vëmendje nga miliona fansa përreth botës, por deri tani nuk dihej shumë p...

16:40

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI