Flash

Dokumenti/ Përgjimi i ri i Habilajve: Ej shoku! Sa lekë hidhen atje lart për këtë "punë"

Lapsi.al 16 November 2017
Dokumenti/ Përgjimi i ri i Habilajve: Ej shoku! Sa lekë hidhen atje

Të tjera përgjime janë publikuar në lidhje me Habilajt, grupin e trafikut të drogës të hetuar nga antimafia italiane dhe që ka dyshime për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ej shoku, e di ti se cili është rreziku im? Unë nuk shkoj personalisht të prek ndonjë gjë me dorë. Fus lekë për të bërë këtë “punë”. Rrezikojmë lekët. E imagjinon dot se çfarë ndodh?! Doja t’i thoja se pa lekë nuk bëhet gjë… pasi ky donte punë pa lekë… po ti a e di se sa lekë hidhen atje lart për të arritur këtu puna?” - thotë i arrestuari Nezar Seiti, i cili ndodhej në makinën e Habilajt me Maridian Sulajn.

Përgjimi është publikuar nga gazetari Basir Çollaku, ku të arrestuarit janë përgjuar teksa flasin për lumin e parave që hidhen lart për të punuar qetësisht. Sipas gazetarit kjo pjesë është depozituar në gjykatë nga prokuroria. Saimir Tahiri, ish-ministri i Punëve të Brendshme është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI