Flash

Erion Braçe kundër Ramës për gazetarët: Sjellje e papërshtatshme e kryeministrit

Lapsi.al 16 November 2017
Erion Braçe kundër Ramës për gazetarët: Sjellje e

I ftuar në formatin televiziv ‘Kolaudim’ në In Tv Erion Braçe është shprehur se nuk është aspak dakord me kryeministrin e vendit sa i përket ofendimeve që ky i fundit i drejton ndaj gazetarëve.

Në lidhje më ofendimet e Ramës kundrejt gazetarëve, Braçe është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtyre ofendimeve.

“Unë e quaj te papërshtatshme sjelljen e kryeministrit me punëtorët e medias. Punëtori i medias gjithmonë duhet të respektohet nga mëngjesi deri në darkë”, - është shprehur Braçe.

Ndërsa për ca pronarë mediash, Braçe shprehet se ata meritojnë çdo ofendim të mundshëm.

“Ka ca të tjerë pastaj që unë mendoj se meritojnë çdo sjellje dhe për ca pronare mediash që ndërhyjnë deri në politikën editoriale që për mua është vendimmarrje e një bordi gazetarësh”, - shtoi Braçe.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI