Flash

Eventi më i madh mjekësor në Shqipëri, çelet Kongresi Ndërkombëtar Multidisiplinar 'Inovacione në Mjekësi' (FOTO)

Lapsi.al 16 November 2017
Eventi më i madh mjekësor në Shqipëri, çelet Kongresi

"Eshte çelur sot me sukses ne Tirane, Kongresi i 3-te Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor “Inovacione në Mjekësi” Me nje pjesemarrje masive te mjekeve, infermiereve, studenteve dhe stomatologeve nga vendi dhe diaspora; figura mjekesh te shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kane vulosur sot per te tretin vit rradhazi suksesin e padiskutuar te eventit me te madh mjekesor ne Shqiperi.

Eventi u pershendet me entuziazem nga zv.ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, e cila vecoi edhe njehere rendesine e vecante dhe punen kolosale qe ky kongres mbart dhe percon per te gjithe profesionistet e mjekesise shqiptare dhe jashte; edukimin ne vazhdim; duke siguruar keshtu sherbimin me cilesor, efektivitetin dhe plotesimin e nevojave jo me bazike por me specifike te mjekesise moderne ne vend.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj , profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kongresi do te prezantoje 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët. Për 3 ditë me rradhë Shqipëria do të kthehet në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi."

Të këshilluara

Durrës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Nga këqyrja paraprake e ...

16:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI