Flash

Krahasimi brilant i Dash Shehit: Pse Shqipëria ngjason me Afganistanin

Lapsi.al 16 November 2017
Krahasimi brilant i Dash Shehit: Pse Shqipëria ngjason me Afganistanin

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka bërë një krahësim pikant mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionin “Opinionin”. Duke folur për fenomenin e kanabisit ai e ka krahësuar Shqipërinë me Afganistanin. Për këtë tregoi një vizitë të kryer në këtë vend bashkë me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu ku u takuan forcat tona që shërbenin atje.

“Shkuam në Afganistan 15 vjet përpara. Aty kishim trupat tona dhe Kabulin e kontrollonte ushtria ndërkombëtare europiane. Një gjeneral francez që mbante një shkop kështu si ti (i drejtohet Fevziut) na nxori një hartë të Afganistanit. Ishte koha në prag të zgjedhjeve të para kur Karzai priste të bëhej President.

Ai na tha se atë vit ishte dyfishuar kultivimi i opiumit duke pranuar se në vëmendje nuk ishte droga, por zgjedhjet. Kishin shpesë të madhe tek Karzai që kishte ardhur nga Amerika sepse i kontrollonte të gjithë krerët lokalë që për Afganistanin ishte hall i madh.

Gjenerali po na tregonte se veriun e kontrollonte Ismail Khani, jugun e kontrollonte Xhevat Khani, lindjen e kontrollonte Abdullah Khani, qendrën e kishte Seit Khani, etj. Khan i thonë mbretit ata. I vetmi që mund t’i puqte ishtë Karzai sepse Ismail Khani do të bëhej Ministër i Mbrojtjes, Xhavit Khani do bëhej ministër i brendshëm, etj. Dhe kështu ndodhi. Ishin ata që mbillnin drogën që u bënë ministra.

Unë u shtanga, por kurrë nuk mund ta imagjinoja që një botë krejt ndryshe nga e jona, ne në Europë, ata në Afganistan, do ta shihja në vendim tim. Një realitet sureal nga ana politike kur mendoj që sot kemi mbërritur që në Shqipëri, ministër të Brendshëm të vëmë Ismail Khanin, Ministër të Mbrojtjes të vëmë Xhavit Khanin dhe të mbjellim Shqipërinë gjithë drogë. Nuk më kishte shkuar mendja që vendi im në mes të Europës do mbërrinte kështu si gjysmë Afganistan” - e mbyll krahasimin e tij Dash Shehi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI