Flash

Kryemadhi: Rama ka kërcënuar ambasadorët, u bën presion me letra

Lapsi.al 16 November 2017
Kryemadhi: Rama ka kërcënuar ambasadorët, u bën presion me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama mban nën presion ambasadorët me vendet e tyre të punës. Sipas Kryemadhit, Rama mund t’a bëjë këtë duke i dërguar letra kërcënuese shefave të ambasadorëve në vendet përkatëse.

Sipas kryetares së LSI-së, Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj në Shqipëri dhe ata zgjedhin të dalin në media për t’a mbështetur atë.

“Ka pasur raste që e kanë mbështetur, ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte më mirë të mbështetin Ramën në një media shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese të kryeministrit të Shqipërisë drejt shefit të tyre. Edi Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e punës së tyre.” – u shpreh Kryemadhi në emisionin “Të paekspozuarit”.

Kryetarja e LSI-së shtoi se mafiozët kanë ikur jashtë vendit, pasi politika ka 4 muaj që flet për to.

“Mafiozët kanë ikur jashtë shtetit se ne kemi 4 muaj që flasim për mafiozët. Ata kane ikur ne Australi, Itali, nëpër Europë”. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI