Flash

Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Ai miku po bën llogaritë kur ti të ikësh, Xhafaj ta mban të fshehtë

Lapsi.al 16 November 2017
Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Ai miku po

Gjatë replikave në seancën parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Basha tha se të dërguarit nga Gjermania dhe SHBA-ja në Tiranë nuk kanë ardhur për kryer operacione, por për të çmontuar ushtarët e krimit.

Basha u shpreh se Rama ka future rreth 20 deputetë kriminelë në parlament. Gjithashtu, kreu i PD-së tha se ai miku që përmend Rama po bën llogaritë se kur do të ikë kryeministri dhe sa do të jetë fatura e vendin. Basha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua Ramës duke i thënë se nuk e llogarit njeri për kryeministër.

“Partnerët ta kanë vënë vizën dhe ti e di mirë. Thelbi i çështjes është ky: ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës dhe krimit. Ti je arsye pse krimi u fut në këtë sallë me mbi 20 deputetë dhe kryetar të bashkish të dënuar si trafikantë në Gjermani, Holandë, Itali dhe anë e mbanë Evropës. Ti këtë nuk e fsheh dot as grupit tënd parlamentar jo më atyre që e kanë të shkruar të zezë mbi të bardhë. Nuk e di në ç’gjendje e ke dëgjuar atë mikun që të ka thënë fjalët për mua, por ai miku po bën llogaritë se kur do të ikësh dhe sa do të jetë fatura e këtij vendi. Ty nuk të llogarit më njeri për kryeministër. Rrallë herë ka ndodhur në historinë e Evropës që të gjendet dikush në këtë pozitë ku je ti, jo dy muaj para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve. Unë e di më mirë se ti, ose për arsye të caktuara Fatmiri ta fsheh ty se cila është detyra e të dërguarve perëndimorë në Tiranë. Asnjëri prej tyre nuk po harton apo ekzekuton operacione. Kanë ardhur për tjetër detyrë këtu.” – tha Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI