Flash

Patozi ironizon Bashën: Në Itali e shkarkuan Venturën, në Tiranë e shpallnin humbësin fitues

Lapsi.al 16 November 2017
Patozi ironizon Bashën: Në Itali e shkarkuan Venturën, në

Ish-deputeti dhe një figurat e rëndësishme të PD-së, Astrit Patozi, ka ironizuar ndaj kryedemokratin Lulzim Basha. Ai ka bërë një krahasim me trajnerin italian Ventura pas shkatërrimit që i solli kombetares fqinje.

Me një shënim ne faqen e tij ne FB, Patozi shkruan se Basha është qesharak si Ventura, por ndryshe nga Italia, ku atje u mblodhen ca burra dhe e shkarkuan, “në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit”.

“KUPTIMI I UNANIMITETIT NË SHQIP DHE ITALISHT

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në diten e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin. Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.” – shkruan Patozi.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI