Flash

"Rritu dhe prano vogëlsinë tënde Lul", Rama mundohet t'i kalojë akuzat me batuta

Lapsi.al 16 November 2017
"Rritu dhe prano vogëlsinë tënde Lul", Rama mundohet

Ndonëse kreu i PD-së hodhi disa akuza të forta ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, Rama zgjodhi të përgjigjet me batuta duke u munduar ta largojë vëmendjen nga akuzat e Bashës.

Kryeministri Edi Rama e nisi replikën e tij me këshilla për Bashën duke i thënë se duhet të rritet dhe të bëjë akte prej lideri. Kryeministri tha se Monika Kryemadhi nuk të bën të ndihesh më i fortë, por të zvogëlon.

Po ashtu Rama tha se vëllai i tij është një njeri i zakonshëm dhe jo një kunat i famshëm duke patur parasysh këtu kunatin e Bashës.

“Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul se PD ka nevojë për një lider të rritur jo për një fëmijë që nuk rritet dot, këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj, bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje. Vëllai im është njeri i zakonshëm jo kunat i famshëm por unë kurrë asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë lufta me ju.” – tha Rama

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI