Flash

Shikoni si qëndronte Basha kur Rama e provokoi me ndërtuesit e kullave Zamir Mane, Çet Kastrati, Bashkim Ulaj dhe Ram Geci

Lapsi.al 16 November 2017
Shikoni si qëndronte Basha kur Rama e provokoi me ndërtuesit e kullave

Kamerat e kanë kapur plot tre herë Lulzim Bashën pas provokimit që i bëri Edi Rama duke i përmendur emrat e katër biznesmenëve që do të ndërtojnë kullat e Tiranës. Basha kishte deklaruar se ata po i ndërtojnë këto grataçiela me paratë e drogës dhe Rama e pyeti se per nga ata e kishte fjalën.

"Kullat e Tiranës? Zamir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash?

Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë " sfidoi Rama.

Por, Basha nuk kishte asnjë përgjigje. Kamerat e kapën tre here me sytë përmbys dhe edhe kur u ngrit të flasë ai i bishtnoi kësaj sfide.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI