Flash

Si u përgjigj Basha kur Rama e pyeti nëse 4 biznesmenët janë të lidhur me drogën

Lapsi.al 16 November 2017
Si u përgjigj Basha kur Rama e pyeti nëse 4 biznesmenët janë

Të ashpra kanë qenë replikat mes kreut të opozitës Bashs dhe kreut të qeverisë Rama. Kur Basha e ka akuzuar për kullat që do të behën në Tiranë duke përdorur paratë e drogës, Rama është ngritur menjëherë në foltoren e Kuvendit dhe ka përmendur emra konkretë biznesmenësh si Zamir Mane e Shefqet Kastrati.

Kryeministri e ka pyetur se kush nga këta biznesmenë, të cilët kanë qenë mbështetës dhe votues të PD-së, janë trafikantë droge. Basha i është përgjigjur po nga foltorja e Kuvendit Ramës. Kreu i opozitës i ka thënë se nuk intimidohet nga përmendja e emrave të përveçëm, sepse ai i ndan biznesmenët jo në të djathtë e të majtë, por të ndershëm ose jo.

“Mbrohet pas emrave të përveçëm, por mua nuk më komplekson dot, se nuk jam ti. Unë nuk i ndaj njerëzit, e në veçanti investitorët në të djathtë e të majtë, por në të ndershëm apo të pandërshëm. Në atë që punojnë më trasnparencë dhe ata që punojnë me paratë e drogës. Në ata që kanë kontribuar dhe kanë rritur ndërmarrjet e tyre dhe punesimin e Shqipërisë, dhe në ata që janë kriminelë biznesmenë që është shpikja jote Edi Rama. Kjo ëhstë arsyeja kryesore pse nuk të beson më njëri dhe kanë sjellë njerëz të të mbikqyrin dhe po të bëjnë gati atë që të pret. Pse? Sepse i gjejnë këtu në tiranë dhe anëembanë Shqipërisë kriminelët që po kërkonin në Europë. Po këtu janë biznesmenë, janë kryetarë bashkisë, janë drejtorë të mëdhenj, janë deputetë. Kush i bëri? Unë apo ti? Sigurisht që i bëre ti.” – tha Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI