Flash

"Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, ndahen bashkëthemeluesit e LIBRAS, Blushi dhe Hafizi

Lapsi.al 16 November 2017
"Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, ndahen

Ndahen dy themeluesit e partisë LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Me anë të disa emaileve ata i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrin, duke përdorur edhe ironi me njëri tjetrin.

Në mesazhin që Ben Blushi i ka dërguar Mimoza Hafizit, e quan “hileqare” dhe i uron pleqëri të mbarë, dhe shkak mësohet të ketë qenë propozimi që ka bërë Hafizi në statut, për dy krerë partie.

“Pension të mbarë Moza. Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, - i shkruan ashpër Ben Blushi bashkëthemelueses së LIBRA-s.

Pedagogia dhe anëtarja e LIBRA-sm Mimoza Hafizi kundërpërgjigjet me një tjetër mesazh kundrejt Blushit dhe anëtarëve të tjerë teksa shprehet e prekur nga këto fjalë. Hafizi teksa u drejtohet kolegëve tregon se ditët e fundit është fyer shumë nga kryetari Blushi, e pretekst ka qenë drafti i statutit.

“Jam thellësisht e prekur nga këto fjalë që vijnë nga personi që kam mbështetur më shumë”, - kështu e nis mesazhin e saj Hafizi, ndërsa më tej kërkon mbështetje nga anëtarët e LIBRA-s.

 

Të këshilluara

Vrasja e Cukut, autori tërhiqet nga dëshmia

Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 – vjeçari...

23:51

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI